Të ikurit nga rutina i jep vetëbesim, ul stresin dhe përmirëson afërsinë në çift.
Një studim krahasoi personat që udhëtuan për pushime me ata që qëndruan në shtëpi. Rezultatet treguan se ata që pushuan raportuan energji të lartë, harmoni në marrëdhënien partneriale dhe libido të lartë. Në të kundërtën, ata që nuk u larguan nga rutina e përditshme përjetuan stres, emocione të ulëta dhe një nivel të ulët të qëndrueshmërisë në seks.
Relaksimi: Çelësi për një seks të këndshëm
Në një sondazh në një faqe udhëtimi, 34% e amerikanëve pranuan se seksi ishte “më i mirë se zakonisht” gjatë pushimeve. Ndërkaq, 55% thanë se jeta e tyre seksuale ishte e njëjtë, qoftë në shtëpi apo larg saj. Sipas faqes së udhëtimit, numri i personave që e përjetuan një seks më të mirë gjatë pushimeve mund të lidhet me tendencën tonë për të relaksuar kur jemi larg rutinës së zakonshme— 58% thanë se relaksimi ishte gjëja më e pëlqyer kur planifikonin një pushim.
Ekspertët seksualë mendojn se një orgazëm e këndshëme varet nga nivel i relaksimit. Colleen Singer, një specialist seksual, në një intervistë, shtjellon rëndësinë e frymëmarrjes gjatë seksit. “Më shumë frymëmarrje gjatë aktit seksual do të ndikojë në performancë dhe nxitjen e orgazmës,” tha ajo. Frymëmarrja relakson sistemin nervor dhe e lejon stimulimin erotik të shkaktojë orgazmën.
Disa arsye pse seksi është më i mirë kur jeni larg shtëpisë.
Një nga arsyet është se gjatë pushimeve keni më shumë kohë të disponueshme dhe mund të jeni më spontanë. Gjithashtu, një ambient i ri mund të jetë emocionues dhe ndihmon në zhvillimin e një jete seksuale më të pasur.
Kur jeni në pushime, mund të “përdorni të gjitha gjërat që vëndet e reja ofrojnë, si një dush jashtëm ose një ballkon i padukshëm nga publiku. Duke bërë seks në ambiente të reja, do të shtoni kreativitetin tuaj.
Ndikimi i veshjeve në seks gjatë pushimeve
Edhe mënyra se si visheni gjatë udhëtimit mund të ketë ndikim sensualitetin tuaj. Çiftët në pushime kanë tendencën të kujdesen më shumë për veten dhe të vishen më seksi.
Terapistja e marrëdhënieve dhe seksit në Los Angeles, tha për revistën Health se “Në pushime, njerëzit kanë zakon të vishen më seksi. Shumica nuk marrin veshjet e vjetra në udhëtim.”
Nëse po kërkoni mënyra për të shtuar freski në jetën tuaj seksuale, mund të jetë koha të paketoni çantat dhe të merrni rrugë.