Vendosni në provë veten dhe shfaqni cilësi themelore të komunikimit me këto pyetje të zgjuara në momentet kur nuk keni ide për çfarë të flisni me partnerin tuaj!
A kujtoni atë situatën kur s’keni ide se për cilin temë të flisni? Edhe pse keni kaluar bashkë gjithë javën/fundjavën dhe keni diskutuar për temat e ngjashme, tani nuk gjeni asnjë plan, ndërkohë që jeni në heshtje dhe presni që ai/ajo të japë një sugjerim. Por, mos e humbni shpresën! Specialistët e marrëdhënieve ju propozojnë disa pyetje interesante që mund t’i bëni dhe që do t’ju ndihmojnë të ngrini atmosferën dhe të shkëmbeheni mendime në mënyrë të frytshme.
Si një eksperte e marrëdhënieve, Mona Green sugjeron:
-
- Nëse do të bëhej një film për jetën tënde, kush do të doje të ishte regjisor dhe kush do të luante rolin tënd?
- Cila është një pyetje e çuditshme që ke dashur të ma bësh, por nuk e ke bërë kurrë?
- Cila ka qenë këshilla më e mirë që të ka dhënë gjyshja?
- Si e imagjinoje veten të rritur kur ishe fëmijë?
- Nëse alienët do vinin në tokë, çfarë mund t’u dukej interesante për njerëzit?
Pyetje të thjeshta:
-
- Nëse do ishe ngjyrë, çfarë ngjyre do ishe?
- Cili është ushqimi i preferuar i momentit?
- Cili ka qenë seriali i preferuar gjatë periudhës së rritjes?
Ekspertja e marrëdhënieve Rori Sassoon tregon disa pyetje personale:
-
- Kush puth më mirë, ti apo unë?
- Cila është gjëja më e çuditshme që ke vënë re tek unë?
- Çfarë zakonesh ke që mendon se i bezdis të tjerët?
- Për çfarë kam më shumë gjasa të bëhem virale?
- Nëse paratë nuk do ishin problem, ku do të doje të jetoje?
Pyetjet quiz:
-
- Cili është ushqimi im i preferuar?
- Çfarë më pëlqen të bëj më shumë se çdo gjë në botë?
- Cila është frika ime më e madhe?
- Kur isha fëmijë, çfarë doja të bëhesha kur të rritesha?
- Ngjyra ime e preferuar?