Spektri i shkencave teknike nën një “kulm” të përbashkët
Në Zvicër sapo është themeluar asociacioni i pavarur i profileve i ekspertëve shqiptarë nga lëmi i shkencave të teknikës, që ofron rreth vetes emra që tashmë janë dëshmuar edhe me hartimin e projekteve dhe patentave të rëndësishëm si për vendin ku jetojnë ashtu edhe të prejardhjes.
Rexhep RIFATI / Fakti ditor
Sipas themeluesve të kësaj shoqata me emërtim ndërkombëtar: Albanian Engineering of Switzerland, është asociacion i inxhinjerëve, arkitektëve dhe i gjithë spektrit profesional të shkencave teknike, i krijuar në vitin 2011. Anëtarë të asociacionit mund të jenë të gjithë inxhinjerët, arkitektët dhe profesionalist të profesioneve teknike. Duke pasur parasysh nivelin e zhvillimit të profesioneve teknike në universitet e Zvicrës si dhe nevojen e zhvillimit ekonomik, teknologjik dhe social të vendeve tona reciproke.
Mësojmë gjithashtu se Albanian Engineering of Switzerland promovon shkencat, artet dhe praktikat nga disciplinat e llojllojshme të inxhinierisë. Albanian Engineering of Switzerland ndihmon në krijimin e lidhjeve akademike, shkencore dhe profesionale në mes të Univerziteve dhe gjithë spektrit profesional ne mes vendeve tona reciproke. Albanian Engineering of Switzerland propozon një kuadër profesionel në lamit; Energjetik, Mekanik, Elektronik, Elektroteknik, Mobilite elektrik, Plasturgji, Biomass, Arkitekture, Informatik si dhe Busness Plan dhe Analiza Financiare. Për me shumë, qëllimet e Albanian Engineering of Switzerland janë: 1)Të valorizojë dhe të ngrit profesionet teknike 2)Të mbledh të gjithë inxhinierët dhe arkitektët nga të gjitha disciplinat (fushat) dhe specializimet dhe 3) Të promovoj dhe stimuloj shkembimin e eksperiencave dhe te njohurive.
Ndërkohë këto ditë ky asociacion mbajti edhe një takim në përbërje të zgjeruar të kryesisë drejtuar, nga Rexhep Gashi, kryetar i këtij asociacioni dhe autor i disa petenteve. M këtë rast ai i njoftoi të pranishmit se për themelimin e shoqatës idea ka lindur nga disa të rinjë që kanë kryer shkollimin adekuat në shkencat teknike në Zvicër, apo edhe në vendet e prejardhjes. Ndaj edhe qëllimi ka qenë në kadër të një asociacioni të tubohen të gjitha këto shkencore e teknike , që ato të bashkohen në aspektin profesional, përfshi këtu inxhenierët, arhitektët e profesionistë të ngushtë të kësaj fushe, që dot ë kontribuonin edhe me projekte individuale e ekipore si në vendin ku veprojnë ashtu edhe në Kosovë e trojet tjera shqiptare. Ndërkohë që synohet që të të krijohen edhe lidhje profesionale e biznesi midis ekspertëve shqiptarë të kësaj fushe, madje jo vetëm brenda Zvicres por edhe vendet tjera evropiane. Ndaj edhe shoqata siç mësuam në këtë takim të mbajtur në hotelin Mövenick në Regensdorf , afër Cyrihut , synon edhe formimin e grupeve punuese , që do të merrej edhe me artimin e projekteve konkrete, në varshmëri me kërkesat e tregut.
Edhe në cilësinë e anëtarit të kryesisë e edhe të nikoqirit të pranishmit në mbledhje i përshëndeti Ahmet Asani, këshilltar i Ministrit për diasporë, njëherësh edhe vetë inxhinier i diplomuar, i cili shprehi gatishmërinë që të ndihmojë këtë asociacion me interes edhe për diasporën e edhe për trojet shqiptare. Të pranishmit pasi u prezantuan, meqë shumica nga ta takoheshin përherë të parë mes veti zhvilluan një bashkëbisedim të përafërt, e që ishte një rast i mirë që të njihen mes veti këta ekspert mjaft elitar që veprojnë në mërgatë.
Me këtë rast po japim një prezantim të shkurtër për këtë grup inxhinierësh e arkitektësh të diplomuar, disa nga të cilët edhe autorë patentash në fushën e teknikës e që tashmë kanë krijuar emër edhe në vendet ku jetojnë e punojnë, qoftë në Zvicër apo edhe në Gjermani. Që të gjithë këta me idetë dhe sugjerimet e tyre kontribuan edhe në këtë takim. Ishin këta: Agron Berisha, nga Peja i diplomuar në ndërtimtari tash 21 vjet në Zvicër, jeton në Kreuzlingen; Arafat Sahiti, konstruktor jeton në Yverdon; Ibrahim Sylaj, arkitekt me prejardhje nga Prishtina banon në Spreitenbach; Sherif Zenuni; arkitekt, me prejardhje nga Kaçaniku,ka përfunduar magjistraturën dhe jeton në Frigurg, Mentor Ilazi, inxhinier makinerie , me prejardhje nga Ferizaj, jeton në Lozanë; Visar Ramiqaj, nga Istogu, i specializuar për internet, jeton në St-Blaise; Nysret Bakalli, arkitekt i diplomuar me prejardhje nga Peja jeton në Kreuzlingen, si dhe eksperti i shkencave juridike, Arben Mustafa, që të gjithë me banim në Zvicër dhe Gani Bajrami, nga Podujeva i diplomuar në makineri, autori i një patente të rëndësishëm në Gjermani, jeton në Shtuttgart .
Disa nga këta ekspertë në këtë fushë u shprehën mjaft të zhgënjyer e skeptik me institucionet shtetërore e arsimore-shkencore të Kosovës, që nuk tregojnë fare interesim kur ndonjëri nga këta ekspertë, tashmë edhe me përvojë perëndimore , ofron ndonjë projekt apo përvojë të fituar në ndonjë institucion hulumtues-shkencor në Perëndim. Madje disa nga ta janë kthyer kotë për disa vite në Kosovë, duke mos gjetur as përkrahjen minimale atje.





