Italiani Maurizio Salustro nuk do të jetë dëshmitar në rastin Klecka. Vendimin e ka marrë trupi gjykues që ka hedhur poshtë kështu kërkesën e kahmotshme të mbrojtjes, që thoshte se Salustro duhet të dëshmojë për akuzat që i bëhen nga Dëshmitari X – Agim Zogaj.
Ndërkohë, është shtyrë sërish vazhdimi i gjykimit këtë herë për 28 shkurt, pasi që nj gjykatëse e panelit vendor është e sëmurë dhe nuk mund të dalë në punë. Për shkak të kësaj mungese nuk është marrë as vendimi nëse do të thirret si dëshmitar edhe grafogolu nga Shqipëria, i cili ka konstatuar se ditari i X-it ka qenë i shkruar nga 4 persona./indeksonline.


