Më i nominuari filmi “Hugo”

E postuar nga Redaksia. E postuar në Discovery, Film, Lajme, Tung TV, Videos

E publikuar në 24 Janar, 2012 | 21:41

Filmi i zhanrit aventurë epike në 3D i regjisorit Martin Scorsese ‘Hugo’ prin listën e më të të nominuarve për ndarjen e sivjetme të çmimeve “Oscar” me 11 të tilla, përfshirë atë për filmin dhe regjisorin më të mirë. Filmi ‘Hugo’ i Martin Scorsese dhe ai pa zë ‘The Artist’ dhe janë duke prirë për nga nominimet për çmimin “Oscar”. Që të dy filmat garojnë edhe në kategorinë për filmin më të mirë për çmimin më prestigjioz në industrinë e filmit. Filmi ‘Hugo’, nderim i regjisorit Scorsese për ditët e hershme kur bëheshin filmat ka marrë më së shumti nominime, gjithsej 11 të tilla përfshirë edhe atë në kategorinë për regjisorin më të mirë. Ndërsa ‘The Artist’ i cili tashmë është “trashur” me çmime ngase para “Oscarit” ka fituar një mori të tjerë ka 10 nominime. Këta dy janë mjaft larg, krahasuar me filmat e tjerë si ‘Moneyball’, i cili ka grumbulluar 6 nominime dhe tregimi nga Lufta e Parë Botërore i Steven Spielberg ‘War Horse’ me po ashtu 6 nominime. Duke iu bashkuar këtyre 4 filmave, në kategorinë për filmin më të mirë janë ‘The Descendants’, filmi për të drejtat civile ‘The Help’ ai i regjisorit legjendar Woody Allen ‘Midnight in Paris’, ‘The Tree of Life’ dhe filmi që flet për ngjarjen e paharruar 9 shtatorin “Extremely Loud & Incredibly Close.” Të nominuarit për aktorin më të mirë janë: George Clooney, Jean Dujardin, Brad Pitt, Gary Oldman dhe Demian Bichir. E në kategorinë e femrave prijnë Meryl Streep e cila ka portretizuar ish-kryeministren britanike Margaret Thatcher, Glenn Close, Viola Davis, Rooney Mara dhe Michelle Williams. Dhënia e çmimeve “Oscar” do të mbahet më 26 shkurt në Los Angeles.

Ndajeni këtë nen

Nga Redaksia

Shfleto të gjitha artikujt nag Autori:

Momentalisht nuk ka komente mbi Më i nominuari filmi “Hugo”. Ndoshta ju do të doni të Shtoni një nga mesi juaj?

Lini një koment

Kujdes: çdo koment me e-mail adresë jo valide,
shlyhet automatikisht
nga sistemi i portalit tung.ch!!!


Publikimi i komenteve rreth cilitdo shkrim ka për qëllim vendosjen e bazave të një debati të mirëfillt, të mbështetur në fakte. Komentet me përmbajtje denigruese, ofendime sharje ndaj individëve grupeve të ndryshme, si komentet që nuk kanë të bëjnë me temën e shkrimit nuk do të publikohen!




Facebook