Dell Studio Hybrid konkuron Apple’s Mini
DELL promovoi mbulesën e një prej kompjuterëve desktop i quajtur Studio Hybrid. Pak më i madh se një hard disk i jashtëm është i gatshëm të garojë me Apple’s Man Mini. Studio Hybrid ka një processor Pentium Dual Core 1.86 GHz, 1Gb Ram, 160GB 5400 RPM hard disk, një DVD krijues të CD-ve, kartelë grafike të integruar X3100 HDMI/DVI. Specifikat janë të ngjashme me ato të Mac Mini. Çmimi është për gati 70$ më i lartë se ai Mac Mini, mirëpo Dell ka hard disk më të madh dhe grafik kartë më të mirë. Me një çmim prej 639$ është i gatshëm të konkurrojë më atë të Mac Minit. Që kur para më shumë se një vit më parë, Steve Jobs, publikoi iMac-in e ri, dhe tregoi se sa i shëmtuar duket Dell XPS përkrah tij, duket se Dell ka marrë veten dhe ka treguar se di të jetë e mbahet në formë. Studio Hybrid nuk është i vetmi produkt i Dell-it që konkurron me ato të Apple’s. Është edhe XPS One, i cili ka një çmim të ngjashëm me atë të iMac.
Sony VaioJS1
Kompjuteri dekstop, i paraqitur në fotografi, shumë lehtë mund të ngatërrohet me një Apple iMac por në të vërtetë është PC normal. I pajisur me 2.53 GHz Intel Core 2 Duo procesor, 3GB RAM,kartel grafikë të integruar Intel GMA X4500, një hard disk 500GB dhe një sistem operativ Windows Vista. Të gjitha këto janë të vendosura në një ekran me madhësi 1680×1050 dhe me mundësi zgjedhjeje për DVD ose Blu-ray driverve.
Gara midis çorapeve dhe laptopit!
Kuiz: Cilën do ta zgjidhnit në një udhëtim pune: një parë çorape të pastra apo laptopin tuaj? Këto ditë, çorapet e pastra janë të mira por lap topi është i pandashëm, njëjtë sikurse një PC në shtëpi. Gjithashtu edhe kamera është e domosdoshme, ndërsa për telefonin nuk ka nevojë për komente. Me teknologjinë, e cila dita-ditës është në rritje, është mirë që ju ta dini se cila është koha që ta përvetësoni modën. Më poshtë ja disa prodhime që janë në modë:
- Laptop për të gjitha qëllimet
- PC shtëpiak
- Printer Laserik me ngjyra
- Telefonat
- Aparatet dixhitalë
- Hard Diskët e jashtëm
- 22 inç Monitorët
- 42 inç HDTV-të
Tastiera,Toksike?
Tastiera juaj mund të jetë e rrezikshme për ty dhe ambientin. Duket qesharake? Merre në konsideratë këtë: Disa tastiera përmbajnë nanosilver pikërisht sepse përmban substanca antibakteriale ku në ditët e sotme është shumë e përdorshme në artikujt e ndryshme edhe pse studimet shkencore i kanë vënë pikëpyetje nëse është e dëmshme për shëndetin dhe ambentin. Studimet kanë rritur shqetësimet për nanoteknologjinë, e cila po përdoret te disa prodhimet duke filluar nga IT komponentet e deri tek prodhimet kozmetike. “Problemi më i madh i nanoteknologjisë është se ne nuk i dimë të gjitha rreziqet që paraqet ai. Ne po vendosim në treg prodhime, të cilat nuk janë të testuara mirë”, thotë Sheila Davis, drejtoresha ekzekutive Silicon Valley Toxicx Coalition (SVTC)
SMS-i popullarizuar!
Shumë prej nesh mbase kemi pare në disa skena të ndonjë filmi ku SMS këmbehen nga persona në të njëjtën shtëpi por në dhoma të veçanta. Nuk është asgjë për të qeshur në këtë rast, sepse sipas një studimi, telefonat mobilë po përdoren më shumë për tekst mesazhe sesa për biseda.
Visual Studio 2010
Microsoft-i do ta quaj prodhimin e ardhshëm të Visual Studio platforms Visual Studio 2010, por nuk është e thënë se kjo platformë do të shpërndahet në vitin 2010! Microsoft-i e publikoi këtë emër më 29 shator. Visual Studio 2010 do të fillojë shpërndarjen diku nga mesi i 2009 apo fillimin e vitit 2010. Visual Studio 2010 pritet të jetë me madhësi më të vogël, më i përdorshëm, do të këtë më shumë funksione të përfshira në fushën e biznesit.
Çelësat e Makinës
Një telefon i ri Sharp mund të bëhet, tash e tutje, shoku më i ngushtë i një shoferi. Telefoni është i ndërtuar me një sistem elektronik çelës i makinës. Funksionon me çelësat inteligjent të Nissan-it dhe punon në 950,000 makinat e Nissan-it, në disa modele të ndryshme. Telefoni është i pajisur me të njëjtat funksione si një çelës elektronik normal i Nissan-it. Çelësi shumë thjesht mund të kyç dhe shkyç automjetin nga një distancë prej 1 metër duke shtypur butonin. Mund të përdoret për të ndezur dhe fikur automjetin vetëm duke qenë brenda në automjet. Një sensor elektromagnetik zbulon praninë e telefonit dhe lejon shoferin të ndezë dhe fikë motorin vetëm duke shtypur butonin ndezës. “Shumë njerëz po kërkojnë që çelësat e makinës të integrohen ne telefon”, thotë Keiji Ohhira inxhinier i Nissan-it, i cili po demonstronte sistemin. ”Ne morëm interesimin e tyre në konsideratë dhe kontaktuam me Sharp-in”
Acer Predator
Pas 4 muajsh të njoftimit zyrtar, Acer Predator-i, më në fund, paraqiti PC-në e tij për lojëra, i cili do të luftojë me atë të HP Blackbird 002 dhe Alienware Area-51 ALX.
Ky PC përmban një procesor Core 2 Quad, kartelë grafike Nvidia GeFore 9, një sistem ftohës të lëngshëm dhe ajo që është më kryesore jo me çmim marramendës.
Predatori do të ofrohet me 2 konfiguracione, duke filluar nga 1,649$ versioni me 2.5 GHz Q9300 Core 2 Quan procesor, kartelë grafike GeForce 9600GT, 4GB RAM memorie dhe me një hard disk të dyfishtë prej 640 GB. Ndërsa modeli prej 2,199 përmban 2.83GHz Q 9550 Core 2 Quad procesor, kartelë grafike GeForce 9800GTX dhe tre hard disk nga 640GB hard disqe. Të dy versionet funksionojnë me 64bit sistem operativ versioni i Windos Vista Home Premium. Gjithashtu Aceri do ta bashkëngjis edhe ekranin LCD 24 inç me një çmim prej 399.99$
Grand Theft Auto IV
Duke zbritur nga një barkë me këpucët e një emigranti, Niko Bellic arrin në qytetin e Liberty-is si pjesë e fillimit të lojës së mirënjohur Grand Theft Auto IV, siç duket nga këndvështrimi i parë Rockstar North Grand Theft Auto IV duket shumë mbresëlënëse. Është një nga lojërat tipike të Grand Theft Auto ku ju do të kaloni shumë orë duke vjedhur makina dhe duke vrarë policë e kriminelë por sigurisht ka më shume se kaq. Nuk është pa të meta por sigurisht GTA IV është një nga versionet më të mira të Grand Theft Auto.
Kodra e heshtur
Titulli i versionit të lojës Kodra e heshtur (Silent Hill). Kthimi në shtëpi sigurisht që përmban disa kuptime. Së pari i referohet kthimit të protagonistit të lojës Alex Shepherd në qytetin e lindjes Shepherd’s Glen, por gjithashtu i referohet zanafillës së lojës Kodra e heshtur, e cila është një vend shumë drithërues. Sipas burimeve të lajmeve tona të cilët kanë pasur rastin të provojnë lojën, ata pranojnë se ky version i lojës është vërtetë entuziazmuese.
Mass Efect
Zhvilluesi BioWare ka qenë gjithmonë në rrëfimet e historive të lojërave, kështu që nuk është ndonjë befasi që Mass Effect është një nga historitë më të mira deri tani. Ka një stil unik në ndjekjen e “djalit të keq” përgjatë universit. Në shikim të parë loja duket e thjeshtë dhe kur mendon se çdo gjë është treguar lojëra të çon tek një tjetër befasi
Samsung prenoncon DDR3 Ram Memoriet e reja
Sistemet operative 64bit, dita ditës po bëhen më të përdorshme.Gjithashtu edhe kërkesat për RAM po rritet. Të paktën këtë e mendon Samsung i cili i paraqet 2 gigabit (256 MB) DDR3 RAM kartelat e reja. Këto kartela prodhojnë 50 nanometër process si dhe Samsung dhe deklaron se këto kartela janë më të shpejta, me 1.3Gb/sec transferim. Kompania planifikon prodhimin masiv këtë vit dhe shpresojnë se teknologjia e re të jetë primare në DRAM proceset vitin që vjen.
Touch Diamond me WiMAX
Në Smartphonen HTC T8290 prodhuesit taivanez janë të parët që do ta integrojnë teknologjinë e komunikimit WiMAX.
Tashmë janë në qarkullim edhe fotografitë e para të këtij telefoni të cilët kanë një monitor prej 3.8 inch, dhe një shpejtësi të surfimit në internet prej 13.8 Mbit për sekondë. WiMAX teknologjia do ta zëvendësojDSL-it ose UMTS
Radeon HD 4550
Ishte vetëm çështje kohe derisa njëri nga AMD partnerët, të nxirrte Radeon HD 4550. Veçori e kësaj kartele grafike është se përmban një shpejtësi të bërthamës prej 600MHz dhe 512 MB memorie. Është e aftë të punojë në të gjitha lojërat, por aty ku vërtetë shkëlqen është multimedia.
Force3D përmban një DVI dhe TV konektor si dhe një HDMI me 7.1 sistem rrethues zëri.


