EULEX-i pritet që më 8 shkurt t’i paraqesë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së rezultatet e hetimit për trafikimin e organeve në Kosovë të ngritura nga Dick Marty, raportojnë mediat serbe. “Ekipi i posaçëm tashti është duke punuar për të siguruar qasje në informata nga një sërë institucionesh zyrtare për të studiuar dhe pastaj ne kemi kryer hetimet tona”, kanë thënë zyrtarë të EULEX-it. Sipas tyre ekipi i posaçëm i hetimit ka autoritetin ligjor dhe aftësinë që hetimet t’i kryejë në mënyrë profesionale dhe të pavarur, edhe pse sipas tyre në krahasim me organet të tjera gjyqësore është formuar relativisht shpejt.


