Kryetari i Bashkisë Lulzim Basha i jep fund takimeve dhe vizitës së tij në Amerikë nga ky kërkoi mbështetje financiare për projektet më madhore të bashkisë së kryeqytetit. Fillimisht me homologun e tij në Washington më pas me përfaqësues të departamentit të shtetit amerikan, instituti dhe qëndrat e emigrantëve tanë atje, Basha bënë të ditur se gjeti bashkëpuntorë të mirë përtej oqeanit që do të investojnë në Tiranë.
“Tirana si qyteti më i madh i shqiptarëve duhet dhe do të ketë një bashkëpunim të frytshëm dhe të vazhdueshëm me SHBA, me kryeqytetin e amerikanëve dhe më të gjithë faktorët e rëndësishëm në këtë vend. Shumë prej sfidave që e presin Tiranën, shumë prej përpjekjeve që duhet të bëjmë, kanë gjetur mirëkuptim dhe mbështetje e çka është më e rëndësishmja, disa prej tyre, që kanë nevojë për më shumë se “mirëkuptim” dhe mbështetje, pra që kanë nevojë për fonde e kanë rrugën e hapur, që nëpërmjet institucioneve financiare amerikane, nëpërmjet korporatave amerikane, nëpërmjet biznesit amerikan, nëpërmjet biznesit shqiptaro-amerikan, ne të fillojmë të vëmë në jetë axhendën tonë për një Tiranë moderne europiane, për një Tiranë të shekullit të 21-të, pra kam të gjithë arsyet që të kthehem tek bashkëqytetarët e mi të Tiranës dhe t`u them se kjo ka qenë një kohë e shpenzuar mirë, se dritaret e mundësive për bashkëpunim me Amerikën janë të hapura plotësisht”, tha Basha
Basha u ka prezantuar emigranëtve shqiptar në Amerikë projektet e tij si plani urbanistik, ai i tramit, i ndërhyrjeve në infrastrukturë . Sipas tij, këto janë projektet e Tiranës moderne të shekullit 21 që priten të vihen në jetë përgjatë këtij mandati.


